Franca frenon shpresat e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian. Ministri francez për Europën, Clement Beaune, e bëri të qartë se çdo ofertë e bllokut për pranimin e Ukrainës do të merrte 15-20 vjet kohë për finalizim të procesit.
“Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do t’i bashkohet BE-së në gjashtë muaj, brenda një viti apo dy, do të thotë se po gënjeni. Ky është një process i gjatë e i ngadaltë, kërkon 15 apo 20 vjet”, tha ai për një radio franceze.
Beuane u përpoq të sqaronte se nuk dëshiron t`i krijojë iluzione ukrainasve apo të mos u tregojë të vërtetën. Komentet e tij erdhën pas propozimit të shefit të Elizesë, Emmanuel Macron që Ukraina të ftohet për t’iu bashkuar një komuniteti politik “të lidhur” me BE-në.
“Neve nuk na duhen kompromise të tilla”, u shpreh paskësaj Zelensky, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me kryeministrin portugez, Antonio Costa . Sepse, më besoni, nuk do të jetë kompromis me Ukrainën në Evropë. Do të jetë kompromis në mes të Europës dhe Rusisë”, ishte komenti i tij.
Shumë liderë perëndimorë besojnë se presidenti rus Vladimir e Putin filloi pushtimin e tij më 24 shkurt në përgjigje të aspiratave pro-perëndimore të Ukrainës, por Beaune insistoi se Kievi nuk ka asnjë faj. “Personi që kërkoi këtë luftë, agresori, është Putin”, u shpreh ai ndërsa shtoi se “Ukraina është Europë”.
Top Channel