Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas çiklistin

23/05/2022 09:36
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë ku një 19-vjeçar me inicialet G. J., duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur një çiklist 63 vjeç me inicialet J.K.

63-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës pasi ka marrë dëmtime dhe nuk ka informacion nëse është në rrezik për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel