9 vite pas largimit te tij, Sali Berisha shpalli zyrtarisht rikthimin ne krye te Partisë Demokratike

23/05/2022 00:30

Zgjedhjet në PD nuk kishin asnjë surprizë. Berisha fitoi bindshëm kundër rivalit të tij Ibsen Elezi i cili humbi edhe në vendlindjen e tij Kukës.

Albana Vokshi: “Sali Berisha 40820 (93.45%) Ibsen Elezi 2532 (8.5%) Moren pjese 43680 demokrate! Te pavlefshme 328 flete.”

Shifrat nuk e tradhtuan, pjesëmarrja ishte e njëjtë me referendumin qe shkarkoi Bashën ne dhjetor, rreth 43 mije demokrate. Por, procesi i cili u kontestua qe ne nisje te tij, nuk mundi te realizoje dot atë qe Berisha premtoi kur nisi betejën e tij finale: bashkimin e demokrateve. Shumica e deputeteve e braktisi Berishën dhe nuk morën pjese ne zgjedhje.

Berisha: Më kujtohet si sot në 13 qershor të një viti më parë kur isha në cep të kësaj salle dhe pasi votova gazetarët më pyetën nëse do të rikthehem ndonjëherë në krye të PD. Unë u përgjigja: Never say never (kurrë mos thuaj kurrë). Sot u them të gjithë demokratëve “never say never”.

22 maji shënon rikthimin e Epokes Berisha, duke e futur ne një cikël te ri partine me te madhe te opozitës, jo vetëm me ndërkombëtaret Por dhe me demokratet qe nuk e mbështesin rikthimin e kryetarit te vjetër si kryetar i ri.

Top Channel