Shtëpia italiane e modës “Mua Mua” i ka dhuruar Elton Ilirjanit fustanin me ngjyrat e ylberit për 17 Majin, Ditën Ndërkombëtare kundë Homofobisë, Bifobisë dhe Transofobisë!
Ky fustan u krijua personalisht nga pronarja e shtëpisë së modës, stilistes italiane me banim ne Bali. Stilistja u përkujdes personalisht në këtë krijim dhe e dërgoi nga Bali në New York.
Elton Ilirjani, në mbështetje të komunitetit shqiptar LGBTQI vendosi ta bëjë publike këtë paradë në të njëjtën datë me Paradën e Krenarisë LGBTQI të mbajtur në Tiranë. Kjo mbështetje vjen në nje klimë të rënduar kundër këtij komuniteti në Shqipëri.
Biznesmeni përdori të njëjtin slogan të përdorur në paradën e Tiranës: “Ne jemi Familje!”. Ai zgjodhi të vraponte me këtë fustan me ngjyrat e ylberit në rrugët e lagjes ku banon në Brooklyn duke treguar se LGBTQI janë familje dhe si të tillë trajtohen njësoj nga banoret e tjerë të lagjeve në New York.
Mesazhi ishte kuptimplotë dhe i fortë kundër konservatorizmit dhe homofobisë politike.
Top Channel