Pasojat e aksidenteve, çdo ditë 5-10 ndërhyrje prej traumave në kokë

22/05/2022 19:38

Sezoni turistik ka nisur me rritjen e numrit të aksidenteve  automobilistike dhe traumat. Sipas shefit të shërbimit neurokirugjik në spitalin e traumës çdo ditë kryhen 5-deri në 10 ndërhyrje kirurgjikale për shkak të traumave të kokës.

Traumat e kokës shpesh shkaktojnë invalidizim të pacientit. Dhe numrin më të lartë të aksidenteve e bëjnë të rinjtë.

Për të frenuar numrin lartë të aksidenteve, mjeku neurokirug thotë se duhet të ndërgjegjësohet shoqëria .

 “Bën vilën tre kate, vonon ti bëje rrethimin me kangjella, fëmije që bien nga lartësitë, i zë porta e hekurit”- tha Fatos Olldashi.

Shqipëria ka një numër më të lartë aksidentesh se vendet e Europës perëndimore.

Top Channel