Në Sarandë është çelur sezoni turistik pas një periudhe të vështirë pritjeje. Aktivitet që u ekspozuan në shëtitoren kryesore të qytetit pritet të jenë prezente përgjatë gjithë sezonit.
“Skaji jugur i vendit një prej poleve më të rëndësishëm të turizmit në vend do të ketë këtë sezon një prurje të mirë vizitorësh që operatorët turistikë besojnë se do ti përafrohet shifrave të vitit 2019.Ajo çka duket se ka ndryshuar disi këtë vit është gjeografia e vizitorëve. Turistët ukrainas, rusë apo bjellorusë do të mungojnë ndërsa edhe vizitorët e vendeve fqinj me zonën e luftës kanë reflektuar dëshirë të ulët për të udhëtuar. E ngjashme është situata edhe me vendet e tjera të Veriut të Europës ku vizitorët po organizohen tanimë në grupe të vogla private duke evitur operatorët dhe pushimet e organizuara. Ky është rasti i Mias një turiste nga Hollanda që udhëton me dy miqtë e saj. Ajo kujton se 40 vjet më parë kur udhëtonin përgjatë territorit të ish Jugosllavisë, Shqipëria ishte një mister, një vend i vogël dhe i izoluar nga bota. Planifikimi i këtij udhëtimi i morri një kohë të gjatë dhe Mia thotë se nuk dinin çfarë të prisnin por zbuluan një vend me shumë potencial.”– tha drejtoresha e turizmit Eva Mato
“Për ne ishte një surprizë e bukur. Njerëzit janë të ngrohtë dhe miqësorë, gjen ushqim të mirë pa shumë përpjekje dhe ka shumë për të parë. Ndoshta ka gjëra që duhen bërë më mirë por përgjatë një jave që po eksplorojmë bashkë me miqtë e mi nuk kam vënë re diçka që realisht të më shqetësojë.” – tha një vizitore.
Ajo çka vlerësohet si sfidë e këtij sezoni do të jetë cilësia e shërbimeve në raport me prurjet turistike. Largimi i një numri të madh punonjësish të turizmit përgjatë pandemisë si dhe sezonaliteti i turizmit në bregdet e goditi seriozisht tregun e punës. Këtë vit për herë të parë në shërbim do të shfaqen punonjësit e huaj nga Filipinet, vende të tjera të Azisë, Turqia dhe rajoni.
“Saranda e një kapacitet të përnatshëm akomodues prej rreth 35 mijë shtretër ende dominohet prej turistëve njëditorë të orjentuar drejt turizmit kulturor. Ata mbërrijnë për të vizituar Butrintin dhe Gjirokastrën ndërsa kthehen sërisht në mbrëmje në Korfuz. Saranda u frekuentua në vitin 2019, viti më i mirë për turizmin nga rreth 800 mijë vizitorë nga më shumë se 100 vende të botës ku një peshë të rëndësishme zinin turistët rusë dhe polakë. Këtë vit pritet të realizojnë prekje të portit të Sarandës një numër rekord prej rreth 150 anijesh cruiz.”– tha operatori turistik Arben Çipa
Top Channel