Mbyllet procesi i votimit për kreun e PD në Fier, Gjirokastër e Lezhë! Korça dhe Devolli shpallin fituesin

22/05/2022 20:33

Procesi i votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka përfunduar në disa qytete të vendit dhe ka nisur numërimi.

Në Gjirokastër kanë marrë pjesë 65 përqind e votuesve ndërsa në Lezhë kanë votuar 900 anëtarë, ne Kurbin kanë votuar 1188 ndërsa në Mirditë 480 anëtarë. Edhe në Gjirokastër ka nisur procesi i numërimit.

Në Korçë ndërkohë ka pasur një pjesëmarrje relativisht të ulët dhe ka përfunduar edhe numërimi i votave ku Berisha ka marrë 484 vota duke lënë shumë pas kandidatin tjetër Ibsen Elezin me 32 vota në total.

Devolli gjithashtu ka përfunduar me numërimin e votave ku Sali Berisha ka marrë 1082 vota ndërsa Ibsen Elezi 135 vota. 8 vota të tjera u shpallën të pavlefshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA