Foto/ Qytetari bojkoton fletën e votimit për zgjedhjen e kreut të PD, çfarë shkruan mbi të

22/05/2022 13:54

Një demokrat ka bojkotuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokrate, të cilat po mbahen ditën e sotme në 108 qendra votimi në të gjithë vendin.

Mbi dy kandidaturat në fletën e votimit, ku është emri i Sali Berishës dhe Ibsen Elezit, votuesi, ka vendosur një shenjë “X”, duke e bërë të pavlefshme fletën e votimit.

Mbi të ai ka shkruar “La-Ilahe-Il-Allah”, që do të thotë “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut”.

Top Channel