Berisha drejt rizgjedhjes, votimi për kryetar në PD zgjatet deri në ora 20.00

22/05/2022 19:32

1 vit pasi u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha sfidoi sërish duke konfirmuar përmes votës rikthimin e tij në krye te Partisë Demokratike, rikthim që rrezikohet   nga një vendim gjykate.

“Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.”- tha Berisha.

Por,  vendimi i  Apelit nuk është  problemi i vetëm i demokratëve të  përçarë në shume pjesë. Amerikanët, e së fundmi gjermanët,  kanë paralajmëruar izolim të Partisë Demokratike te drejtuar nga  Sali  Berisha. Por, sot duket se askush nuk e ka mendjen për të ardhmen e partisë.

Por, as lutjet  e demokrateve qe nuk e mbështesin Berishen nuk i ndalën zgjedhjet ne Partinë Demokratike. Të dhënat deri në mesditë kapën numrin e 31 mijë votuesve, një shifër e vështirë për tu krahasuar me proceset e shkuara për sa kohë askush në PD nuk kishte të dhëna  të sakta të anëtarësisë.

“Askush nuk e di sa është numri real i anëtarësisë pasi listat kane qenë tejet te fryra.”– tha Vokshi.

Krahas kritikave mbi parregullsitë e procesit, kandidati Ibsen Elezi nuk u tërhoq nga gara.

 

 

 

Top Channel