1 vit pasi u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha sfidoi sërish duke konfirmuar përmes votës rikthimin e tij në krye te Partisë Demokratike, rikthim që rrezikohet nga një vendim gjykate.
“Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.”- tha Berisha.
Por, vendimi i Apelit nuk është problemi i vetëm i demokratëve të përçarë në shume pjesë. Amerikanët, e së fundmi gjermanët, kanë paralajmëruar izolim të Partisë Demokratike te drejtuar nga Sali Berisha. Por, sot duket se askush nuk e ka mendjen për të ardhmen e partisë.
Por, as lutjet e demokrateve qe nuk e mbështesin Berishen nuk i ndalën zgjedhjet ne Partinë Demokratike. Të dhënat deri në mesditë kapën numrin e 31 mijë votuesve, një shifër e vështirë për tu krahasuar me proceset e shkuara për sa kohë askush në PD nuk kishte të dhëna të sakta të anëtarësisë.
“Askush nuk e di sa është numri real i anëtarësisë pasi listat kane qenë tejet te fryra.”– tha Vokshi.
Krahas kritikave mbi parregullsitë e procesit, kandidati Ibsen Elezi nuk u tërhoq nga gara.
Top Channel