Në spitalin Attikon të Athinës  janë shtruar prej të shtunës në mbrëmje një shtetas britanik dhe partnerja e tij pasi dyshohet se janë infektuar më linë e majmunëve .

29 vjeçari me kombësi rumune që jeton në Londër dhe ndodhej  për pushime në Kefaloni me të dashurën e tij e cila është asimptomatike, ka shfaqur simpotmat e sëmundjes që po shqetëson planetin  dhe menjëherë është dhënë alarmi.

Ata janë transportuar drejt Athinës, me një avion  C-130 të  Forcave Ajrore të shoqëruar nga stafi mjekësor, të  veshur me uniformat speciale që i ka vendosur pacientët brenda kapsulave speciale sterile të transportit dhe izolimit.

Çifti është nën kujdesin e grupit të mjekëve të profesorit Sotiris Tsiodras, kreu i ekipit të shkencëtarëve që do të trajtojnë rastin e parë të sëmundjes e cila me sa duket është shfaqur  në Kefaloni të Greqisë.

Organizmi Kombëtari i Shëndetit Publik ka marrë mostrat për ekzaminim konfirmues, të cilat janë dërguar në laboratorin e referencës të Selanikut dhe rezultatet do të jenë të disponueshme të hënën.Nga ky qytet kreu i kompanisë Pfizer Albert Burlas që është emëruar  president nderi i Shoqatës së Miqësisë Greko-Izraelite  i pyetur për linë e majmunëve ka minimizuar rrezikun që paraqet të paktën në këtë moment.

“Kisha mundësinë më bashkëpunëtorët e mij nga momenti i parë që u bë e ditur ta shikonim dhe konkluduam se tani për tani nuk shqetësohemi për linë e majmunëve  dhe besoj se qëllimi i të gjithëve në këto momente është përballja me pandeminë e koronavirusit. “- tha Albert Burlas ceo pfizer

Autoritetet shëndetësore greke deklarojnë gjithsesi se janë në gatishmëri të lartë. Ato bëjnë bën me dije se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por kanë marrë edhe të gjitha masat për zbulimin në kohë të infeksioneve të mundshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme epidemiologjike sipas tyre, sëmundja është zakonisht e lehtë dhe vetë kufizuese, me transmetueshmëri të ulët. Një masë paraprake bazë është shmangia e kontaktit me njerëzit që kanë lezione të lëkurës.

 

 

 

Top Channel