Po afron dita e finales dhe tashmë të gjithë ata që kanë pasur fatin të jenë pjesë e 20.000 sportdashësve për të qenë në stadiumin “Air Albania” për të parë ndeshjen mes Romës dhe Feynoordit të paktën janë të sigurt se bileta e tyre është e pafalsifikueshme dhe në çdo rast dëmtimi të telefonit apo humbjes së biletës, për ta ka edhe një shans, sipas përgjegjësit të steward-ve të stadiumit, Naim Dani që do të jenë pika e parë e kontrollit për vlefshmërinë e tyre.
“Është zero shansi i falsifikimit të biletave, nuk do të ketë bileta të printuara, por edhe atyre që i është thyer ekrani i telefonit apo kanë harruar adresën e emalit është hapur një info point e UEFA-s e cila nëse do të vlerësojë se personi ka një problem real teknik do t’i jepet një biletë e printuar me të gjitha elementët e sigurisë”, tha Naim Dani, përgjegjësi i stedward për finalen.
A është i domosdoshëm mjeti identifikimit të personit që shoqëron biletën?
“Jo nuk është i domosdoshëm që mjeti identifikimit t’i përkojë emrit të biletës, pasi çdokush ka të drejtën e blerjes së 4 biletave dhe ai mund t’i transferojë ato tek persona të tjerë dhe UEFA nuk i ndjek transferimet pasi njeh vetëm personin që i ka blerë”, tha Naim Dani, përgjegjësi i stedward për finalen.
Si do të funksionojë siguria brenda në staium në rast të një problematike gjatë ndeshjes?
“Në katin e tretë është një qendër e kontrollit të sigurisë ku do të ketë përgjegjës kryesorë nga policia e shtetit, shëndeti publik, emergjencat, zjarrfikëset,shefi i sigurisë së FSHF dhe përgjegjës i security për steëard. Në rast se ndodh një incident ata e identifikojnë dhe dërgojnë personin përgjegjës”, tha Dani.
“Kjo është pajsja e cila identifikon biletat dhe akreditimet për finalen e madhe të 25 majit, ne do të bëjmë një test me të më parë, përpara kësaj date”, shtoi ai.
Top Channel