Poker i kuq, Kastrioti reziston vetëm një pjesë pasi fik motorët në të dytën, ku Partizani shënon plot 4 herë në portën e Vatës.
Fitore vendimtare për të kuqtë që sigurojnë matematikisht Europën një javë para fundit të kampionatit duke qenë se të gjitha kombinimet e mundshme, edhe nëse parakalohen nga Vllaznia shkojnë aty si vend i katërt duke qenë se në finalen e kupës përballen pikërisht shkodranët me Laçin.
Probleme para ndeshjes për Mehmetin me Bitrin të padisponueshëm dhe që zëvendësohet nga Sota në qendër të mbrojtjes. Emiljano Cela aplikon rotacionin te Kastrioti. Ndeshje për tu fituar për të kuqtë në kërkim të Europës me Partizanin më agresiv që në fillim, tenton me një goditje me kokë Sten Junior për më parë ka rënë bilbili për një faull, pas një çerek ore lojë krosim i rrezikshëm i Herald Markut, i vëmendshëm largon në momentin e duhur Vata.
Goditja e parë e Partizanit në portë vjen në minutën e 32 nga një diagonale e Hadroj. Nuk mungojnë dhe momentet e tensionit mes Junior dhe Onanugës pas një ndërhyrje të sulmuesit, ju kushtojnë nga një të verdhë të dyve. Në të 37 provon me një goditje të befasishme Skuka por ja del ta kthejë portieri i Kastriotit. Pjesa e parë mbyllet në ekuilibër me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta është një skenar krejt tjetër. Kjo pasi Kastrioti humbet përqendrimin në mbrojtje në minutën e 58 kur një pasim çan mes përmes gjithë prapavijën krutane për të nxjerrë para Vatës Herald Markun që nuk gabon për golin e avantazhit.
1-o për Partizanin që gjen golin e avantazhit dhe tani e ka gjithçka më të thjeshtë, të kuqtë madje nuk vonojnë për ta vënë fitoren në kasafortë, pasi në ttë 57 Xhuliano Skuka i shpëton markimit , kalon dhe Husein, e madje dhe Vatën për të shënuar golin e 2-0.
Partizani në avantazh të dyfishtë dhe tani është ndeshje me drejtim unik, pasi shndërrohet në një festival rastesh e golash në portën krutane, fillimisht shënon Cara por është shkëputur në pozicion të parregullt dhe goli anulohet me të drejtë. Pak më vonë është Skuka që tenton bisin personal duke kaluar sërish Vatën por këtë herë në vend të golit gjen vetëm rrjetën e jashtme. Në të 79-ën vë emrin në listën e golashënuesve dhe Tedi Cara, përfiton nga dalja kallup e Kodrës dhe me një penallti në lëvizje në dispozicion nuk gabon para porte.
Gjithçka e mbyllur me minutat e mbetura që shërbejnë vetëm për të përmirësuar statistikat e të kuqve, shënon golin e tij të parë me fanellën e Partizanit dhe Maguette falë edhe altruzimit të Skukës, dhe përfundon 4-0, poker që për të kuqtë vlen përfundimisht biletën europiane. Cdo kombinim i mundshëm, i siguron tanimë Partizanit pjesëmarrjen në Conference League për sezonin e ardhshëm sido që të shkojnë gjërat në javën e fundit të kampionatit.
Top Channel