Ekipi i femrave të Lyon ka fituar për herë të tetë Champions League, teksa mposhti në finale me rezultatin 3-1, Barcelonën.
Në finalen e cila u luajt në Torino, në fushën e Juventus Allianz Stadium, francezët ishin të papërmbajtshme teksa realizuan tre herë brenda 33 minutave të para.
Për t’u veçuar ishte goli i parë i realizuar nga Amandine Henry, e cila lëshoi një silurë nga distanca e largët me portierin e katalanasve që nuk mundi të bënte asgjë për ta ndalur. Një gol që me siguri do ta “xhelozojnë” edhe në futbollin e meshkujve.
Ndërkohë, në minutën e 41-të Putellas shkurtoi diferencën, por goli rezultoi vetëm për statistikë pasi në fraksionin e dytë, Lyon e menaxhoi më së miri avantazhin duke iu gëzuar në fund trofeut./ Supersport
Top Channel