Do hynte në listën e zezë, Shroder largohet nga bordi i kompanisë ruse të naftës!

21/05/2022 17:37

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder dhe biznesmeni Matthias Varnig vendosën të largohen nga bordi drejtues i kompanisë ruse shtetërore të energjisë Rosneft, në mesin e intensifikimit të polemikave mbi lidhjet e tyre me Rusinë.

Parlamenti Europian kishte bërë thirrje të enjten, që Schroeder, tashmë në moshën 78-vjeçare, të përfshihej në listën e zezë, në rast se nuk jepte dorëheqjen nga bordi i kompanisë Rosneft, një lëvizje kjo që synonte dekurajimin e tij nga marrja e drejtimit të kompanisë ruse Gazprom, një emërim i njoftuar rishtazi.

Një ditë përpara kësaj, Gjermania kishte mbyllur zyrën e Schroeder, shpenzimet e së cilës përballoheshin nga taksapaguesit, pas indinjatës publike të krijuar nga përfshirja e tij e vazhdueshme në industrinë ruse të energjisë, megjithë sulmin e Rusisë në Ukrainë dhe refuzimin e tij për ta denoncuar publikisht Presidentin Vladimir Putin, të cilin e konsideron një mik personal.

Rosneft tha se Schroeder vuri në dukje “pamundësinë e zgjatjes së mandatit në bordin e drejtorëve të kompanisë”, pa dhënë detaje të mëtejshme, ndërsa e falenderoi atë dhe Warnig për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”. Muajt e fundit, ishte kancelari ishte izoluar gjithmonë e më shumë për shkak të dekadave të punës për kompanitë ruse të energjisë të kontrolluara nga shteti. Përveç rolit së tij në Rosneft, Shrodere ishte i përfshirë në projektet e gazsjellësit Rrjedha e veriut 1 dhe Rrjedha e veriut 2, dhe vetëm disa javë përpara pushtimit të Ukrainës, Gazpromi njoftoi se ai ishte emëruar anëtar i bordit të saj drejtues, i cili do të votohej në asamblenë vjetore të vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA