Këngëtari 2po2 ka ndihmuar nipin e tij Capital T në hapat e para të karrierës në muzikë.
Në një rrëfimn për emsionin “A Live Night” të moderatorit Ledio Capital T, kujtoi momentin kur ishte adolesht dhe nisi të krijojnte pjesët e para muzikore, që më pas ia tregoi dajës së tij, 2po2.
“Influenca ime kryesore në muzikë ka qenë daja. Por unë kam filluar para se t’i prezantohesha atij që bëj muzikë, me shoqërinë time, një rreth të caktuar që kam pasur në Prishtinë, moshatarë të mi.
Kam filluar të regjistroj demo, të regjistroj këngë, fillimisht me kushte minimale në shtëpi, pastaj me ndihmën e ca shokëve që kanë pasur ca studio të vogla në Prishtinë.
Më pas i kam prezantuar disa punë të miat, ka qenë një bisedë shumë korrekte me të, sepse është shumë korrekt dhe më ka thënë: nëse nuk ke potencial, vetëm se jemi familjarë, nuk dua të të shtyj me diçka që nuk mund të funksionojë. Unë atëherë kam qenë 13-14 vjeç, mirëpo ai u surprizua kur ka parë gjërat që unë dija të bëja në atë moshë. Kemi hyrë në studio, filluam të realizonim, shkruajta pjesët e mia, i ka pëlqyer shumë”.
Për herë të parë, artisti iu prezantua publikut në vitin 2007. Që atëherë fansat, që dëgjojnë dhjetëra hitet e tij, vetëm janë shtuar.
“Pastaj kam kënduar këngën që ka qenë debutimi im i parë në skenë me videoklip, ka qenë në 2007-tën. Pas asaj, pjesa tjetër është histori”, thotë artisti.
Top Channel