Shpërthen një bombol gazi në Krujë, digjet plotësisht banesa

20/05/2022 13:13

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Krujë ditën e sotme dhe si pasojë është shkrumbuar nga flakët e gjithë banesa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, Krujë, ku në banesën e shtetasit N. P., ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.

Si pasojë është djegur plotësisht banesa dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Top Channel