Pse nuk takuat Pompeon, Berisha tregon rregullin e ‘hekurt’: Balla organizoi konferencën, u përsërit skema me Tahirin në Shtëpinë e Bardhë

20/05/2022 13:09

“ Kurrë nuk kërkoj takim me dikë që vjen në Shqipëri, nëse nuk e kërkon ai vetë të takojë Sali Berishën”, kështu e argumentoi ish kryeministri Berisha mungesën e një takimi mes tij dhe ish sekretarit amerikan të Shtetit, Pompeo.

Ndër të tjera Berisha tha se ata që prisnin deklarata kundër tij nga Pompeo, dështuan me sukses, dhe këtë e tregon sipas tij, reagimi në twitter, i ish sekretarit Pompeo, pas vizitës në Tiranë.

‘Po ndalemi te vizita e ish sekretarit të shtetit. Një burrë i nderuar dhe respektuar shumë. Sic e patë ju dhe ata që dinë të lexojnë, ajo vizitë u paralajmërua si një vizitë ku do bëheshin deklarata kundër Berishës. Sekretari i shtetit erdhi, mori pjesë në një konferencë, për 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro amerikane, të organizuar nga Taulant Bego Yaris. Kam respekt të palëkundur qeverinë e SHBA, por të ripërsërtiësh përfaqësimin me eksponentë të krimit është një akt i papërgjegjshëm.

U përsërit akti i dërgimit të Tahirit në Shtëpinë e Bardhë, të cilin opozita e kishte denoncuar 50 herë për trafikun e drogës, dhe ky merrej e dërgohej në krah të djathtë të kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë, një veprim tërësisht i padëshirueshëm. Të njëjtën gjë bënë. Balla që ka të dokumentuara udhëtime me supertrafikantin Bego na organizon konferencën, që mund ta bënte UT, Ministria e jashtme, këshilli i ambasadorëve etj, por t’i lesh këto në dorë të Ballës për të lexuar Enkelejdi fjalimin që i shkruan ai, është një akt i papërgjegjshëm. Kur unë u largova nga pushteti, admirimi respekti i shqiptarëve për SHBA ishte mbi 90%, se ku është tani e shihni vetë. Por në rënie të pamerituar, Soros, Rama dhe guvernatorja Kim, janë përgjegjësit kryesorë.

Kthyer te vizita e ish sekretarit Pompeo, Sali Berisha kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk do kërkojë të takojë një person që ai vetë nuk e kërkon ta takojë Berishë, kur vjen në Shqipëri. Ky është një rregull i hekurt i imi. S’kam bërë asnjë përpjekje asnjë ide, as kam patur ndër mend të kërkoj takim me Pompeon. Pas dy ditësh kur pa si u veprua si u përpoqën të keq shfrytëzohej vizita e tij, Pompeo me dorën e tij bëri vetëm një njoftim: Udhëtova për tu takuar me MEK, ishte kënaqësi. Dhe nuk tha një fjalë të vetme as për 100 vjetorin as për takimin me kryeministrin as për marrëveshjen e gazit, dhe për asgjë tjetër. Ai tëitter shpreh gjithcka për udhëtimin e tij.” u shpreh Berisha.

Top Channel