PS: PD të sjellë një kandidat. Grupi i Alibeajt ka 8 emra, por 23 deputetë mund të mbështesin vetëm një

20/05/2022 15:06

Trojka socialiste e negociatorëve për zgjedhjen e presidentit të ri, është duke e ndjekur me interes përpjekjen e Enkelejd Alibeajt në gjetjen e kandidatëve të propozuar nga opozita për raundet 2 dhe tre.

Por në një kohë kur takimi i  parë i  Alibeajt me 23 deputetë të enjten prodhoi 8 emra kandidatësh potencial, socialistët i kanë dërguar një rikujtesë kreut të grupit parlamentar demokrat, njëherazi kryetar i komanduar i PD.

Ne thonë tre negociatorët socialist “raundin e dytë dhe të tretë  nuk do propozojmë kandidatë dhe i takon opozitës të propozojë”.

I rikutojnë Enkelejd Alibeajt se “ Propozimi për President duhet të vijë edhe me firma mbështetëse nga opozita”.

Duke e marrë të mirëqenë faktin se Alibeaj do ta vijojë këtë proces me vetëm 23 deputetë që i shkuan në mbledhje të Enjten, atëherë ai do të jenë në kushtet kur nga lista e 8 kandidatëve të zgjedhë vetëm një.

Për tw dorëzuar kandidaturën në sekretarinë e kuvendit deri pasditen e të kësaj të diele, emrit duket ti bashkëlidhen edhe 20 firma deputetësh propozues siç e kërkon kushtetuta.

Mbrëmjen te enjtes Alibeaj është konsultuar me Mesila Dodën, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën. Në emër të gjithëpërfshirës në këtë proces të brendshëm konslultiv të PD,  bujaria e Alibeajt është shtrirë edhe në grupin e deputetëve mbështetës të Berishës të cilët nuk pajtohen dhe e kanë kundërshtuar përfshirjen e Alibeajt në tryezën e dialogut presidencial me të mandatarit e Edi Ramës.

Ftesa e tij për t’u takuar pasditen e të premtes me grupin e rithemelimit ka marrë një refuzim të prerë.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel