“Peng i murit bullgar”, Berisha: Trillim i Ramës, do përballet me rezistencën më të madhe po ndryshoi kursin e integrimit

20/05/2022 12:35

Berisha e konsideron shpifje të Ramës, deklaratën se Shqipëria është peng i konfliktit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për cështjen e integrimit.

Në konferencën për mediat, Berisha apeloi BE të nisë negociatat me Shqipërinë, ndonëse nuk i ka plotësuar kushtet, pasi sipas tij një vendim i kundërt do të ishte në dëm të Shqipërisë dhe rajonit.

“Janë fund e krye trillim. Nuk është muri bullgar është muri i krimit, muri i vjedhjeve drogës ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktorë që mbyllin dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave. Unë jam këtu për t’i bërë thirrje BE-së të hapin negociatat me Shqipërinë.

Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, por mendoj se hapja e negociatave është mënyra më e drejtë që qytetarët shqiptarë të vetëdijësohen se ku qëndron shkaku i vërtetë i bllokimit të procesit të integrimit te mosplotësimi i kushteve. Uroj e shpresoj të predominojë ky mendim. Mos hapja e negociatave është një akt me pasoja të rënda, për vendin dhe rajonin. Në një anë themi se perspektiva është, nga ana tjetër negociatat nuk hapen. Cdo vit e më shumë zgjerohet mbështetja për konceptin e partneritetit.

Së dyti, theksova shkaku i vërtetë i mos hapjes së negociatave, nuk është muri bullgar, janë muret e krimit vjedhjeve dhe drogës. Në mendimin dhe analizën time është gabim ciftimi i vendeve. Integrimi është proces individual. Ndjej keqardhje që s’u hapën negociatat për maqedoninë tre vite më parë, për shkak të Shqipërisë. Edhe sot i ka treguesit shumë më mirë se Shqipëria, tani del problem bullgar. BE ka një parim, vendet që do ecin drejt integrimit duhet të zgjidhin sherret, Shqipëria nuk ka sherr për të eksportuar në BE, në këtë kontekst nuk ka asnjë interes ciftimi sepse ciftimi vec se krijon një rreth vicioz me këta qeveritar të lidhur me mijëra fije me krimin. Popujt e këtyre vendeve shkojnë poshtë e më poshtë. Rruga e vetme për mua për të ndikuar në standard është hapja e negociatave. Do përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë një tentativë e tillë nuk do njohë kufi dhe s do ndodhë kurrë.” u shpreh Berisha.

Top Channel