Antoine Griezmann u rikthye tek Atletico Madrid verën e kaluar, por sezoni i parë i aventurës së dytë me ekipin “Colchoneros” nuk ka qenë pozitiv për sulmuesin francez.
Vetëm 8 gola në të gjithë kompeticionet, por askush tek Atletico nuk dyshon te kualiteti, aftësitë dhe eksperienca e 31-vjeçarit, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin kryeqytetas.
Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo nuk i kursen fjalët e bukura për Griezmann, duke konfirmuar se goleadori i njohur do vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Diego Simeones.
“Griezmann është për mua në mesin e tre ose katër lojtarëve më të mirë në Europë. Ai është lojtar i Atletico de Madrid, ka një kontratë me ne dhe nuk do të largohet nga ky klub“./ SuperSport
Top Channel