Foto ilustruese

Një motor është përplasur nga një makinë këtë pasdite në kryeqytet, duke lënë të plagosur drejtuesin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethit të Selitës.

Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin M. L. ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. V., 24 vjeç.

24-vjeçari është dërguar në spital, ndërkohë që grupi hetimor pritet të zbardhë ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel