Trofeu më i rëndësishëm në glob, Kupa e Botës u prezantua në Kosovë.

Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës që patën mundësi ta shohin nga afër trofeun që do t’i dorëzohet skuadrës kampion bote në muajin dhjetor në katar. Trofeun e shoqëronte dhe kampioni i botës në 2002 me brazilian, Gilberto Silva.

Entuziast për këtë ngjarje të madhe sportive ishte dhe kreu i federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme për opinionin tonë, për futbollin e Kosovë,s për shtetin tonë. Qe gjashtë vjet, prejse jemi pranuar nga FIFA, erdhi edhe ngjarja më e madhe e cila bëhet në FIFA dhe në gjithë botën, që e vë në lëvizje gjithë botën e futbollit, me trofeun më të çmuar deri më tani në rruzullin tokësor Kupa e Botës, që ka arritur në Kosovë”, tha Ademi.

Kupa e Botës do të prezantohet në 51 shtete të ndryshme dhe në 32 vendet pjesëmarrëse në “Katari 2022”. Kampionati Botëror Katar 2022 starton më 18 nëntor dhe përfundon më 21 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA