“Ka ikur koha kur prokurori i përgjithshëm dhunohej publikisht”, Xhafaj-Krajës: Puna do provojë nëse i keni shpëtuar tundimit të interesave

20/05/2022 11:52

Xhafaj: Të jem i sinqertë, diskutimi sot është jo i lehtë sepse është një vijë ndarëse midis pushteteve, rolit përgjegjësisë situatës dhe këtu bie dakord me kolegët.

Gjithsesi mendoj se ky është një ushtrim i domosdoshëm edhe sepse na i mundëson kushetuta, se është në të mirë të pushteteve respektive, është i domososhëm se është në interes të qytetarëve, është për ne edhe si Kuvend që morëm përsipër përgjegjësinë për ta ideuar këtë reformë të thellë kushtetuesë që natyrisht secili në këtë mban përgjegjësitë e veta dhe ka edhe sakrificate  veta. Është normale nëse do të bësh dicka të mirë në këtë vend, që kur e shohim ne morëm përsipër barrën që të bëjmë një reformë kaq të vështirë.

Do duhet të merrnim parasysh edhe efektet që ka ajo që duhet të administrohen me përgjegjshmëri. A ka presion sot? Nuk ka presion për atë cfarë kërkohet. S’jam dakord për mënyrën si thuhen gjërat, por jam shumë dakord me thelbin dhe të drejtën që kanë përfaqësuesit e politikës dhe të tjerët për të gjykuar mbi rolin që kanë institucionet

Nuk them që s’ka presion, se sic e deklaruat ju keni mbështetje të plotë ligjore, infrastruktorore si askush tjetër, financiare të plotë. Ka ikur koha kur prokurori i përgjithshëm dhunohej publikisht në mënyrën më skandaloze, kur ministri i drejtësisë merrte dosjen, ka përfunduar. Nuk duhet ta lejojmë të ndodhë më, se nuk e lejon kushtetuta nuk e lejon ligji. A ka ndikim a ka përpjekje, padyshim them që ka përpjekje për ta deligjitimuar rolin, për ta intimiduar, ka edhe përpjekje për ta interferuar dhe kontrolluar. Jeni të mbrojtur në pavarësinë tuaj. Problem është vetëvarja. Keni pavarësi. Nëse dikush do të varet vetë, kjo është dicka serioze që duhet t’i shqetësojë. Puna do ta provojë nëse i keni shpëtuar apo jo tundimit të interesave.

Qytetarët duan ta shohin drejtësinë të pavarur të shkëputur nga ingteresat, të pavarur jo vetëm  letra. Personalisht e shoh pozitive punën e vitit të kaluar , disa rezultate janë më shumë se pozitive ndaj krimit të organizuar, për përdorimin e teknikave të vecanta që keni përdorur dhe kjo është për t’u përgëzuar. Personalisht zoti drejtues i SPAK dhe zotërinj të SPAK do t’i shikoja jo vetëm si bilanc shifrash , kjo është njëpërvojë e re dhe në këtë përvojë mundohemi të gjejmë më të mirë dhe me rekomandime për pushtetet e tjera për shoqërinë civile për mediat.

Personalisht e kam bështetur punën e SPAK, jo vetëm sepse kam qenë pjesë aktive e reformës, por kanë patur nisje të vështirë, trysni dhe në fakt duhet thënë sa mirë që po ndodh kështu se andej nga jam unë thuhet- noti i mirë mësohet në dallgë të lartë.

Top Channel