
24/02 19:13
Merih Demiral do të bëhet së shpejti baba.
Mbrojtësi i kombëtares turke dhe shoku i Berat Gjimshitit tek Atalanta, po shijon një lidhje me Heidi Lushtakun, modelen shqiptare që kohë më parë kaloi një romancë me Robin Krasniqin.
”Gruaja ime e dashur dhe djali im i dashur”, shkruan në rrjetet sociale qendërmbrojtësi 24-vjeçar, i cili është në pronësi të Juventusit, por këtë sezon po luan i huazuar në Bergamo.
Në foto Merih shfaqet duke puthur Heidin, teksa kjo e fundit mban në duar djalin, që është edhe fëmija i parë i çiftit turko-shqiptar./ Super Sport
Top Channel