Gjyqi kundër Blinken në Francë/ Berisha: Kam dy faktorë pro dhe dy kundër

20/05/2022 12:54

Ish kryeministri Sali Berisha ka kryer edhe ditën e sotme si çdo të premte një takim me gazetarët ku në formë bashkëbisedimi u është përgjigjur pyetjeve të tyre.

I pyetur në lidhje me gjyqin në Francë kundër sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken për vendimin e shpalljes ‘non-grata’, Berisha tha se ka dy gjëra që nuk janë në favor të tij. Shtetësia, që nuk është një shtetas francez apo i vendeve të BE-së dhe imuniteti që ka Blinken si Sekretar i shtetit.

Berisha: Po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë, por siç kam njoftuar janë faktor pro dhe kundër meje. Kundër është fakti se as unë as sekretari i shtetit nuk kemi shtetas francezë por mund të them dhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të hapësirës së BE dhe kjo nuk është në favor. Nuk është favor edhe sekretari i shtetit që është me imunitet. Në favorin tim është se në parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del, edhe në Shqipëri mund të dënohej, së dyti vëtrtet sekretari i shtetit është një person em imunitet por shpifja në themel nuk hy në veprimtari zyrtare, për shembull në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se deputeti është përgjegjës para ligjit për shpifjet që bën në parlament. Por kjo tani mbetet në diskrecionin e gjykatësit dhe nuk e di se di se si do të veprohet. Procedura gjyqësore është e pandërprerë, mund të thuhet se nuk je shtetas Frances apo i hapësirës së BE, atëherë pasi të studion përgjigjen do të këshillohem me avokatin tim dhe të shoh hapësira të tjerë duke ndjekur dy rrugë, ligjore dhe të transparencës. Janë mbi 45 media që kanë faktuar që nuk ekziston asnjë provë për atë vendim. Është përdorur ligji për ato shpifje. Aktiviteti im politik në PD për faktorin kohë vetëm më ka penguar. Do mund të kisha bërë shumë më tepër në rrafshin e transparencës.

 

Top Channel