Bardhi i përgjigjet Berishës lidhur me qëndrimin e BE për nongratat, i kujton Rezolutën e PE: Nuk mund të fshihet e të bëjë sikur nuk nuk kupton

20/05/2022 14:00

Deputeti i Partisë Demokratike Gazemnt Bardhi ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me qëndrimin e BE-së për nongratat, të cilin ish-kryeministri e përmendi ditën e sotme në konferencën e tij për shtyp.

Bardhi i rikujtoi Berishës se partnerët europianë po flasin me zë të lartë për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD. Ai tha se Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.

Reagimi i plotë:

Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë edhe partnerët europian po flasin me zë të lart për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.

Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.

Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.

Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.

Top Channel