Moska do të vendosë disa baza të reja ushtarake në perëndim të vendit, në përgjigje, sic tha ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, të zgjerimit të NATO-s, te cilit Rusia i druhet aq shumë.
“Deri në fund të vitit, 12 njësi dhe divizione ushtarake do të vendosen në Rajonin Perëndimor Ushtarak”, – deklaroi Shoigu gjatë një mbledhje të transmetuar në televizionin shtetëror rus.
Ministri shtoi se ushtria ruse pritet të marrë më shumë se dy mijë njësi pajisjesh ushtarake dhe armë. Agresioni rus ndaj vendit fqinj, që nisi në 24 shkurt, tronditi mbarë botën e shkundi dhe neutralitetin e Suedisë dhe Finlandës, që vendosën të aplikonin për anëtarësim në aleancën ushtarake, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar ndërprerjen e zgjerimit të aleancës pranë kufijve të Rusisë, ndërsa disa aleatë të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kanë dhënë shenja se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje sigurie për Finlandën dhe Suedinë, nëse Rusia përpiqet t’i provokojë, ose destabilizojë ato, gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës.
Vendet përfitojnë nga garancia e sigurisë e nenit 5 të NATO-s, që thotë se çdo sulm ndaj një anëtari konsiderohet si një sulm ndaj të gjithë anëtarëve, pasi të përfundojë ratifikimi i aplikimeve, ndoshta pas disa muajsh.
Top Channel