Javier Mascherano e ka marrë seriozisht trajningut. Ish-mesfushori i njohur argjentinas u tërhoq nga futbolli në nëntorin e vitit 2020, teksa në 1 janarin e këtij viti u emërua trajneri i Argjentinës U20.
37-vjeçari, i cili ishte një “trajner” në fushë edhe gjatë kohës kur luante vetë, ka vendosur disa rregulla që duhen zbatuar nga të gjithë. Lojtarët duhet të bëjnë detyrat e shkollës, duke nisur prej pastrimit dhe larjes së këpucëve të futbollit.
Askush nuk do ju shërbejë ushqim, atë duhet ta bëjnë vetë lojtarët, të cilët duhet të mbledhin pjatat pas drekës që konsumojnë së bashku. Ata duhet të studiojnë gjuhën angleze gjatë kohës së lirë.
Por jo vetëm, edhe dhomat e zhveshjes duhen mbajtur pastër, shumë pastër. Detyra u takon lojtarëve të rinj, të cilët duhet të rregullojnë dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, të gjithë duhet të lexojnë libra në aeroport kur iu duhet të udhëtojnë për ndeshje.
Ashtu ka ndodhur siç dallohet në foto, me djemtë që shihen duke kryer detyrat e shkollës, kush tepër i rëndësishëm për trajnerin Mascherano, sidomos për vetë lojtarët…/ SuperSport
Top Channel