Kreu i SPAK Arben Kraja i është përgjigjur pyetjeve të deputetë në Komisionin e Ligjeve, pas raportimit të punës për vitin 2021 të prokurorisë së Posacme.

Kreu I grupit parlamentar të PD, pyeti kreun e SPAK mbi deklaratat e kryeministrit Rama ndaj institucionit që ai drejton.

“Ka ndodhur që ka patur deklarime politike nga eksponentë të politikës dhe pushtetit, nga kryeministri, ministri i drejtësisë të cilët kërkojnë tju tregojnë prioritetet, tju vendosin axhendën. kujtoj deklaratat e kryeministrit , të ministrit, sipas opinionit tim kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e ndërhyrjes së politikës në punëte drejtësië. Ju e konisderoni ndërhyrje në punët tuaja dhe a rrënon kjo besimin e publikut tek veprimtarua juaj. E shifni ju që ndoshta Kuvendi do duhet të miratojë një dispozitë penale të posacme që të ndalojë të gjitha ndërhyrjet në drejtësi , sic legjislacionet e vendeve perëndimore e kanë këtë gjë?” pyeti Alibeaj kreun e SPAK

Në përgjigje ndaj deputetit democrat, Kraja u shpreh se si zbatues i ligjit nuk mund të komentojë deklaratat politike.

“Unë nuk dua të komentoj. S’më takon të bëj analiza të tilla. Kemi një parim, të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Nuk i ndalojmë dot por ne duhet të vijojmë të shohim letrat që kemi të jemi korrekt me ligjin. A duhet miratuar një ligj që ta ndalojë këtë gjë? Me sa kujtoj ka patur një nen gjatë refroëms, kjo u hoq pastaj, kjo është në dorën tuaj, por nuk besoj që është dicka shqetësuese për ta kthyer në një nismë” u shpreh Kraja.

Top Channel