Charles Michel: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim, në qershor kemi takimin

20/05/2022 12:12

Presidenti i Këshillit europian Charles Michel ka zhvilluar një konferencë për shtyp ditën e sotme pas takimit me kryeministrin Rama, ku ka folur për çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai u shpreh gjatë fjalës së tij se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave dhe se në qershor do të ketë një takim ku në tryezë do të shqyrtohet kjo çështje.

Rama: Natyrisht që nuk besoj se shqiptarëve asnjëherë nuk do u duket e tepërt përsëritja e shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen e BE-së në momentet më të vështira sepse janë momente që kanë shënuar pika shumë të rëndësishme dhe nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se ndihemi shumë krenarë që një pjesë e frontit të përbashkët që është një front i së mirës kundër të keqes duke pasur parasysh Ukrainën. Folëm për situatën e përgjithshme, për angazhimet e sfidat për Ukrainën, folëm për procesin në vigjilje të KE ku dihet se Shqipëria me Maqedoninë e Veriut janë në tentativa për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe për reformat në vendin tonë duke nisur nga reforema në drejtësi që po jep fryte domethënëse.

Presidenti i KE Charles Michel: Faleminderit për mikpritjen është kënaqësi të kthehem këtu. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga vizita e fundit por një gjë nuk do të ndryshojë kurrë, angazhimi ynë i plotë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ju falenderoj për mbështetjen në arenën globale për Ukrainën. Ju keni qenë një partner i besueshëm i KE për në. Shqipëria është pjesë e familjes Evropiane dhe ne duhet ti japim energji të reja integrimit të Shqipërisë në BE. Po punojmë të japim rezultate të prekshme dhe po bëjmë përshpejtimin e integrimin. Në qershor do të kemi një takim, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA