Çështja e 21 janarit ishte pjesë e pyetjeve që iu drejtuan ditën e sotme kreut të SPAK, në komisionin e ligjeve.
Në lidhje me këtë çështje Kraja u tregua mjaft i rezervuar ku tha se nuk është momenti për të dhënë një përgjigje konkrete për këtë çështje, por megjithatë ai tha se SPAK duhet të vlerësojë nëse ky rast ka elementë për të cilat SPAK është kompent dhe të zgjidhet si të gjithë rastet e tjera.
Ndreca: Pas ankesave të vazhdueshme të familjarëve të Aleks Nikës që u vra në demostratën e 21 janarit, a ekziston ndonjë mekanizëm ligjor që zgjidh çështjen për transferimin e dosjes në SPAK?
Kraja: Do mundohem të jap një përgjigje pavarësisht se nuk është objekti për të dhënë përgjigje konkrete Është një prokurori kompetente për të vlerësuar se çfarë ka në dosje dhe për të parë nëse ka element që nuk ka ajo kompetencë por një prokurori tjetër pastaj rasti i adresohet SPAK, i cili e vlerëson nëse janë elemente që e bëjnë kompetent apo jo. Edhe ai rast si të gjithë të tjerët duhet zgjidhur.
Top Channel