Takimi për sigurinë ushqimore/ Ministrja e jashtme Olta Xhacka e ftuar në takimin e organizuar nga Blinken

19/05/2022 15:18

Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në OKB,  bëri thirrje për një veprim global për sigurinë ushqimore.  Shefja e diplomacisë shqiptare Olta  Xhaçka  e ftuar në këtë takim deklaroi se nisa e sekretarit Blinken vjen  në kohën e duhur për përballimin e krizave që po thellohen dita ditës.

“Shqipëria e mbështet Thirrjen për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore. Ne do të punojë për të çuar përpara veprimet e parashikuara në këtë thirrje.Kriza paraqet një kërcënim për stabilitetin dhe paqen e shumë vendeve dhe rajoneve.  Lufta në Ukrainë, ka ndikim të rëndësishëm në përkeqësimin e kësaj situate. Rusia ka veshur me petkun e luftës ushqimin, ashtu siç ka militarizuar edhe energjinë . Të punojmë së bashku në gjetjen e një zgjidhjeje, Rusia ta dijë se bota është e bashkuar.”– tha Olta Xhaçka

Zgjidhja e theksoi ministria Xhaçka vjen përmes  mbështetjes të  punës  edhe të agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara .

Top Channel