Presidenti/ Alibeaj: Nuk kemi ngut. Konsultohemi me aleatët dhe të gjithë anëtarët e grupit parlamentar të PD

19/05/2022 15:21

Alibeaj: Ne po zgjedhim presidentin e republikës. Të gjitha diskutimet do t’ua bëjmë me dije që në një mbledhje tjetër që do zhvillohet nesër pasdite, për t’ua bërë me dije cështjet. Nuk kemi ngut për të konsultuar deputetët të shprehin qëndrimin e tyre, por edhe për emrin eventual.

Nuk kemi asgjë për të fshehur, do konsultohemi edhe me aletatët tanë dhe tw anëtarët e grupit parlamentar të PD, për të gjitha dëshirat, qëndrimet e tyre, Besojmë se vetëm në këtë mënyrë, ky proces do duhet të ecë përpara.

Kjo ishte kërkesa e anëtarëve sot. Të gjithë anëtarët e grupit PD dhe përvec kësaj edhe me aleatët tanë. Është process që përmbush kërkesat nevojat, që procesi duhet të ketë. Kjo është ajo cfarë ne po bëjmë si opozitë. Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje, pasi të ketë konsultime edhe me aleatët tanë. Secili ka patur lirinë të shprehet.

Për respekt të kolegëve por edhe personave që janë artikuluar, do ketë një kohë të dytë, pas mbledhjes nesër për të vijuar me fazat e tjera. Do të kemi takim me aleatët, sot pasdite e nesër paradite.

Top Channel