“Në patatina do e gjeni presidentin?”/ Bushka: Ne kemi një listë, do e përdorim nëse…

19/05/2022 22:44

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është shprehur se Partia Socialiste është në kërkim të një presidenti normal, proces të cilin tha se do e zhvillojnë me përgjegjësi.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, ajo tha se nëse dështojnë tre raundet e para në të cilat e ka opozita ekskluzivitetin e të propozuarit emra, atëherë maxhoranxa do të propozojë listën e saj.

Ajo tha se nga opozita mund të dalë një emër që maxhorancës nuk i ka shkuar në mendje, ndërsa Gjekmarkaj i tha me ironi “në patatina do e gjeni?”.

Biseda në studio:

Klotilda Bushka: PS këtë qëndrim që ka mbajtur. Ne duam një president normal, prandaj e nisëm kështu këtë proces. Ne kemi vuajtur në kurriz një model të keq presidenti dhe kemi përgjegjësi. Kushtet politike të atilla ishin kur u zgjodh Meta. Ky është proces i rëndësishëm, duhet ta shohim nga interesi publik. Jemi në një situatë kur jemi djegur nga qulli dhe i frymë kosit.

Spartak Ngjela: Zgjidheni pra, dhe hyni në histori!

Klotilda Bushka: Përgjegjësia ne na takon, në frymë të kësaj, nëse dështojnë tre raundet e para, në të katërtin do mendonim një president gjithëpërfshirës. Ne nuk do propozojmë deri në raundin e tretë, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi emra. Ne kemi një listë që do ta përdorim nëse shterojnë këto. Emri në zarfa do jetë njëri nga burimet e emrave. Nëse del një emër që s’na ka vajt në mendje.

Gjekmarkaj: Pse në patatina do e gjeni emrin ju?

Fatmir Mediu: Opozita duhet të kuptojë që politika është garë dhe s’mund të kemi në krah qeverinë. Ta shfrytëzojmë maksimalisht.

Gjekmarkaj: Kjo do ishte mundësia më e mirë që opozita të ringrihej, por kjo po humbet.

Top Channel