Krichbaum: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes

19/05/2022 21:57

Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian e bëri të qartë se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD nëse i kthehet të djeshmes, duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha.

“Për ne dhe për mua personalisht, do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale”, tha ai për DW.

Deputeti shkoi më tej duke thënë se  në një rast të tillë, do të angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane.

I pyetur më konkretisht për Sali Berishën,  ai tha se  partia duhet  të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar tha ai.

Krichbaum  tha se PD bën mirë ti dëgjojë amerikanët në thirrjet e tyre të vazhdueshme mbi këtë çështje.

Top Channel