Presidenti finlandez Sauli Niinistö thotë se vendi i tij është i gatshëm të bisedojë me Turqinë për shqetësimet e saj lidhur me anëtarësimin në NATO.
Niinistö tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun Biden se Finlanda do të angazhohet plotësisht për sigurinë e Turqisë, nëse ajo i bashkohet aleancës.
“Ne e marrim terrorizmin seriozisht, ne e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi të angazhuar në mënyrë aktive në luftimin e tij,” tha ai.
Niinistö shtoi se diskutimet me Turqinë tashmë janë të hapura dhe konstruktive.
Ai tha se vendi i tij mori vendimin për të aplikuar për anëtarësim në NATO pas një procesi të shpejtë, por shumë të plotë.
Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht të mërkurën për t’iu bashkuar aleancës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, një vendim që u nxit nga sulmi i Rusisë në Ukrainë.
Turqia, një anëtare e hershme e NATO-s, thotë se do të bllokojë Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës. Presidenti Erdogan pretendon se vendet nordike mbështesin grupet kurde të jashtëligjshme.
Top Channel