Nga Visar Zhiti te Rexhep Uka, Halim Kosova e Princ Leka, lista e kandidatëve të PD për Presidentin

19/05/2022 13:58

Enkelejd Alibeaj thirri sot mbledhjen e grupit parlamentar të PD, me qëllim përzgjedhjen e kandidaturave për president të Republikës, me të cilët do të negociojë më pas me PS për të cuar në seancë plenare.

Disa prej deputetëve demokratë kanë dhënë sot propozimet e tyre, për emrin që do të mbaje kreu I ri I shtetit, pauses I Ilir Metës në Presidencë.

Burime për Top Channel thanë se deputeti Flamur Hoxha propozoi  diplomatin Arben Çejku, ish ambasador në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa Ferdinand Xhaferraj propozoi Leonard Demin,  ish ambasador i NATO-s.

Nga Bledion Nallbati u propozua ish ministri i brendshëm i qeverisë teknike në 2017, Dritan Demiraj.

Dashamir Sheshi është propozuar gjithashtu si kandidat për President nga deputeti Kreshnik Collaku, i cili ka propozuar gjithashtu edhe emrin e Jorida Tabakut.

Gjithashtu për postin e presidentit është propozuar edhe emri i Princ Lekës, emër I propozuar ky nga depuetetja Dhurata Çupi.

Sakaq grupi parlamentar I PD, vendosi që ndër emrat që do të kalojnë për një diskutim më të thelluar janë:

  1. Leonard Demi
  2. Arben Çejku
  3. Dritan Demiraj
  4. Visar Zhiti
  5. Rexhep Uka
  6. Halim Kosova
  7. Dashamir Shehu
  8. Leka Zogu

Referuar deklaratave të Enkelejd Alibeajt në mbledhje, grupi i PD do të zgjedhë 4 kandidatë, nga të cilët dy prej tyre do të përzgjidhe nga pala tjetër. Më pas do të grihet grupi I përbashkët PD-PS me 6 anëtarë I cili do të zgjedh një prej kandidatëve të propozuar. Për të qenë konsensual, kandidati do të propozohet me firmat e përbashkëta të PD e PS tha Alibeaj në mbledhje.

Top Channel