Dërgohen në një qendër paraburgimi në Donetsk 900 ukrainasit e evakuuar nga fabrika e çelikut

19/05/2022 10:11

Moska ka njoftuar mëngjesin e sotëm se më shumë se 900 luftëtarë ukrainas që ishin izoluar në fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal, janë dërguar në një koloni burgu në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Ukraina urdhëroi trupat atje të tërhiqen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur nga të dyja palët, pasi ajo përpiqet të shpëtojë jetën e tyre. Njerëzit e strehuar në fabrikën e çelikut kanë vuajtur për javë të tëra për ujë dhe ushqim

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, tha ditën e djeshme se 959 persona të shërbimit ukrainas janë zhvendosur që nga dita e martë. Prej tyre, 51 po trajtoheshin për lëndimet e tyre dhe pjesa tjetër ishte dërguar në një ish-koloni burgu në qytetin Olenivka në një zonë të kontrolluar nga Rusia të rajonit të Donetsk.

Ministria e mbrojtjes në Kiev tha se shpresonte për një procedurë shkëmbimi, për të riatdhesuar sa më shpejt të jetë e mundur këta heronj ukrainas.

Fati i tyre mbetet i paqartë, me zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov që refuzon të thotë nëse ata do të trajtohen si kriminelë apo robër lufte.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u zotua të bëjë çdo gjë të nevojshme për të shpëtuar ata që janë ende në rrjetin e përhapur të tuneleve dhe bunkerëve nën fabrikën e çelikut, por pranoi se nuk kishte asnjë opsion ushtarak në dispozicion.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA