Një 35-vjeçar me inicialet S. H., është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi dyshohet të ketë hyrë në banesën e një shtetasi 70-vjeçar me inicialet B. M. duke i marrë atij sendet me vlerë.
Më datë 18.05.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. M., 70 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, se persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e tij dhe i kishin marrë një shumë parash, 3 aparate celularë, si dhe një objekt dekorativ. Gjatë kontrollit të policisë në banesën e të dyshuarit S. H., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma e parave, 3 aparatet celularë, si dhe objekti dekorativ.
Gjithashtu një tjetër person është shpallur në kërkim në Orikum pasi pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, në zonën e quajtur “Vaskat e peshkut”, në fshatin Tragjas. Bëhet fjalë pëe shtetasin H. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të shtetasit A. N., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 69 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi, nga shërbimet e Policisë u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel