Aksidenti në Rrugën e Kombit, ndërron jetë edhe 19-vjeçari
19/05/2022 16:41
19-vjeçari që mbeti i plagosur në aksidentin e sotëm në Rrugën e Kombit ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Xheku Logu po udhëtonte këtë mëngjes me dajën e tij në automjetin tip “Benz”. Ata po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.
Andi Rrsutaj ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa nipi i tij u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i automjetit.
Top Channel