Sekretari amerikan i Shtetit: Mungesa ushqimore është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga pushtimi rus, rreth 40 milion persona…

18/05/2022 17:26

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë gjatë ditës së sotme fajësoi pushtimin rus në Ukrainë që numri i personave që vuajnë nga mungesa e ushqimeve është rritur duke u shtuar rreth 40 milionë persona së fundmi.

“Mungesa e bazës ushqimore nisi që në fillim të luftës por tashmë është shtuar më shumë. Është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni rus kundër Ukrainës, duke shtuar 40 milionë njerëz të tjerë tek ata që kanë mungesa ushqimore”, tha Blinken në komentet para një takimi me ministrin e Jashtëm pakistanez Bhutto Zardari.

“Ne po bashkohemi… për të parë hapat konkretë që mund të ndërmarrim për të adresuar çështjet e pasigurisë ushqimore, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën,” tha Blinken.

Administrata Biden po punon ngushtë me aleatët evropianë në përpjekje për të zhvilluar rrugë për të nxjerrë grurin dhe misrin ukrainas jashtë vendit pasi Rusia bllokoi anijet ukrainase të niseshin me drithëra që janë jetike për furnizimet ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në Afrikë dhe Lindja e Mesme.

Sfida është një fokus kryesor për Blinken pasi ai thërret një takim ministror për sigurinë ushqimore dhe kryeson një diskutim mbi këtë çështje në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të mërkurën dhe të enjten, thanë diplomatët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA