
Dy persona që rrezikonin të mbyteshin së bashku në mjetin e tyre lundrues, janë shpëtuar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi.
Më datë 18.05.2022, rreth orës 20.00, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative e Komisariatit të Policise Himarë, se në vendin e quajtur “Rrugët e bardha”, në Palasë, dy shtetas të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëher në ndihmë të tyre,dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut të dy shtetasit dhe konkretisht:
Menjëherë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u bë e mundur nxjerrja e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel