Policia përleshet brutalisht me aligatorin 2m të gjatë pranë shkollës në SHBA (video dramatike)

18/05/2022 21:40

Policia e Charleston në Karolinën e Jugut postonte sot pamjet dramatike të përleshjes së oficereve me një aligator 2 metra të gjatë, që sipas tyre ishte afruar në një shkollë të zonës.

Në videon tre-minutëshe ata shihen që ashpërsisht vënë nën kontroll zvarranikun e madh duke i mbajtur fillimisht të mbyllur gojën e më pas duke ia lidhur.

“Nuk ishte si arrestimet që bëjmë përditë,” thuhet në postimin zyrtareve në Facebook.

“Zyrtarët e mbrojtjes së kafshëve po largojnë një aligator nga shkolla Daniel Island School. Grupi ynë u treguan të patrembur duke kryer detyrën!”

Në një deklaratë për mediat zyrtari i policisë Courtney Bayles, tha se kafsha po konsiderohej rrezik sigurie prej afërsisë ndaj shkollës dhe rezidencave.

Ai shtonte: “Ne më pas e liruam aligatorin në të njëjtin drejtim nga po shkonte, drejt një zone më pak të populluar”.

Bayles shpjegonte se telefonatat e shumta në lidhje me aligatorët në zonë vijnë prej sezonit të çiftimit të zvarranikëve, që janë pikasur së fundmi nëpër pishinat e qytetarëve, në verandat apo makinat e tyre.

“Kemi si detyrë që t’i lejojmë këtyre kafshëve të mrekullueshme një mjedis të sigurt dhe të informojmë publikun sesi mund të bashkëjetojmë në mënyrë të sigurtë me këta predatorë të rangut të lartë”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel