Negociatat për presidentin e ri/ Alibeaj: Qëndrimi ynë është i qartë, presidenti duhet i gjithë shqiptarëve

18/05/2022 10:32

“Një president të shqiptarëve, dhe jo një presind të maxhorancës” kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në tryezë me negociatorët e PS, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Alibeaj u shpreh se qëndrimi I opozitës është I qartë, për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve. Kjo është logjika me të cilën ne kemi ardhur në këtë qëndrim. Është i justifikueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent, falë medias. Besoj se ky proces i mundimshëm të shërbej edhe si një lloj tradite që mund të vazhdojë për procese të ngjashme, në interes të shqiptarëve.

Të jemi në sy të publikut, njerëzit të na shohin. Jemi të prirur të dëgjojmë qëndrimin tuaj. Mos e konsideroni as kushtëzim, as lojë force, as provokim ndaj askujt. Duhet t’i japim baza të shëndosha presidencës. Ai që do të jetë president duhet ta dijë që nga kjo godinë ka pasur mbështetje dhe nuk është zgjedhur si një lojë e vogël, por në bazë të virtyteve. Në sytë e publikuar do duhet të jetë peng i reputacionit publik që ka krijuar në të shkuarën. Ky është qëndrimi ynë, besoj se është i plotë.”-u shpreh Alibeaj.

Top Channel