Qeveria e Kilit ka dislokuar sërish blindat ushtarake në rajonin jugor të Araukania pas rritjes së dhunës prej pretendimeve territoriale të popullsisë indigjene Mapuche.
Ushtarët ishin urdhëruar në rajon edhe në tetor të vitit të kaluar nga ish-presidenti konservator Sebastian Pinera.
Komunitetet indigjene në jug të Kilit prej dekadash kanë pretenduar kthim në tokat e tyre sipas të drejtave të paraardhësve, por që tashmë menaxhohen nga kompani pyjore apo fermere.
Grupe radikale indigjene kanë marrë përgjegjësinë e disa sulmeve, kryesisht me zjarrvënie ose vjedhje lënde drusore e shkelje të tjera relativisht të vogla.
Presidenti i ri Gabriel Boric kishte premtuar tërheqjen e ushtrisë gjatë fushatës së presidencës në fillim të vitit.
Por pasi kërkoi ndihmën e kongresit ai rivendosi në zonë gjendjen e emergjencës.
Qeveria ka thënë se do të ndjekë një politikë dialogu me komunitetin Mapuche dhe do të vazhdojë blerjen e tokës, edhe duke ruajtur gjendjen e emergjencës.
Top Channel