Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla: Çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për ‘non gratën’? Pse nuk hetohet Berisha

18/05/2022 12:57

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit theksoi se Shqipëria nuk ka ende një listë të plotë të ish magjistratëve të cilët janë shkarkuar nga Vettingu.

“Presim që në fund të qershorit të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare, se sa do të zhvillohet nuk varet më nga ne. Krimi i organizuar mbetet një prej çështjeve më të rëndësishme. A e kemi arritur më rezulton që nuk jemi ku duhet, Shqipëria nuk ka ende një listë të plotë të ish magjistratëve të cilët janë shkarkuar nga Vettingu që kanë rezultuar me mospërputhje tepër të mëdha me pasurinë që kanë në mënyrë ligjore dhe duhet tyë hetimet të jenë të forta, ajo që raportohet është shumë i vogël se sa me numrin e atyre që ka ndodhur. Kjo është e para dhe që do të adresohet. Përse Prokuroria e posaçme s’po merret me 21 janarin tragjedinë në Gërdec, çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për non gratën, për mosndëshkimin në nivele të larta. Duhet të merren seriozisht dokumentet nga SHBA-ja, Sali Berisha ësht përfshirë në akuza të rënda. Prokuroria shqiptare ka rezultuar ndonjë procedim penal për këtë? Një non gratë është hetuar nga prokuroria, kemi rastin e prokurorit të përgjithshëm, në këtë këndvështrim do të jetë një raportim konkret,dua të shpreh mbështetejen e fortë të kuvendit në luftën ndaj korrupsionit”, tha Balla.

 

Top Channel