Inside Story/ Ministria e Mjedisit/ 282 zona mjedisore janë dëmtuar pa kthim, rigjenerimin kërkon 150 vite

18/05/2022 23:32

Mehmet Metaj që ka punuar e sektorin e pyjeve prej shumë vitesh, mendon se ende Lura mund të rehabilitohet duke marrë fara të bimëve të pakta që kanë mbetur dhe kultivuar po në Lurë.

Por, ka edhe nga ata ekspertë që janë mjaft skeptikë për rekuperimin e mrekullisë së Lurës.

“Lura rigjenerohet nëse rrethohet me tela me gjemba. Pra nëse heqim gjithkënd që shkatërron, nëse heqim të gjithë ndërhyrjen e njeriut dhe nëse presim 150 vjet të tjera” u shpreh Genti Kromidha, Instituti për ruajtjen e natyrës

Duket se ky parashikim është shumë afër së vërtetës. Aktualisht Agjencia e zonave të Mbrojtura në Dibër ka vetëm 6 roje mjedisore për të gjithë zonat e mbrojtura të qarkut, nga të cilët dy prej tyre mbrojnë parkun Lurë – Mali i Dejës. Për shkak të terrenit të thyer një roje mjedisore nuk mund të mbulojë më shumë se dy hektarë, ndërkohë që sipërfaqja e kësaj zone është 20 mijë hektarë.

Pra për ta mbrojtur këtë zonë do të duheshin së paku 10 roje mjedisore, që mund të konsiderohen luks. Lura nuk është e vetmja që ka pësuar një dëmtime.
Kemi 80 vjet që kemi shpallur zona të mbrojtura e parqe kombëtare dhe përveç atij të Butrintit, ato mbeten të tilla vetëm në letër. Disa prej tyre nuk janë më të tilla nga shkatërrimi barbar, si Qafë-Shtama, Bredhi i Drenovës, Krastat në Krujë dhe Krasta në Elbasan, Dajti, Tomorri, Divjakë-Karavastaja, Kune-Vaini, Velipoja, Llogaraja etj. Mali i Skëndërbeut është një tjetër pyll natyror që u pre barbarisht.

Ministria e Mjedisit thotë se në total janë 282 spote të tilla në rang kombëtar, me një sipërfaqe prej 8514 Ha, të gjitha të evidentuara dhe me projekte të gatshme rehabilitimi nëpërmjet pyllëzimeve artificiale.

Ministria shpjegon se konsiderohen “hot spote” ato zona të cilat janë dëmtuar duke humbur funksionalitetin e tyre “pa kthim” ose ku rigjenerimi kërkon një kohë shumë të gjatë deri në 150 vite.

Top Channel