Britani/ Deputeti i konservatorëve në pushtet arrestohet për përdhunim (fotot)

18/05/2022 15:39
Policia tha se sulme e dyshuara seksuale ishin kryer mes viteve 2002 e 2009 në Londër.

Një deputet i partisë konservatore në Britani është arrestuar si i dyshuar për përdhunim dhe sulme seksuale, zbulonte sot e përditshmja vendase TheSun.

Në skandalin e fundit seksual të politikës vendase, deputeti që pritet të emërohet së shpejti u dërgua në paraburgim nga autoritetet.

Policia qëndrore Scotland Yard tha: “Një burrë është arrestuar për sulm seksual, përdhunim, abuzim me pushtetin dhe sjellje e padenjë për një zyrtar publik”.

Në një përditësim të informacioni ata shtonin sot se deputeti është liruar me kusht deri në mesin e qershorit në pritje të rezultateve të hetimeve.

Policia tha se sulme e dyshuara seksuale ishin kryer mes viteve 2002 e 2009 në Londër.

Pas raportimit fillestar të krimeve në vitin 2020 policia kreu një hetim dy-vjeçar dhe deputeti është pezulluar nga partia.

Skandali vjen pas një serie rastesh të ngjashme muajt e fundit. Deputeti konservator Imran Ahmad Khan dha dorëheqjen muajin që shkoi pas dënimit për ngacmime seksuale ndaj një të mituri. Akuza të ngjashme erdhën dhe ndaj kolegut të tij konservator David Warburton që u pezullua dhe disa rasteve që janë nën hetim.

FOTO GALERI
1/2
Në skandalin e fundit seksual të politikës vendase, deputeti që pritet të emërohet së shpejti u dërgua në paraburgim nga autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA