Alibeaj: Propozimi ynë është i qartë, e drejta t’i takojë opozitës, pikë!

18/05/2022 11:06

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ngulmoi se e drejta e propozimit të kandidaturave të jetë vetëm i opozitës.

“Propozimi ynë është i qartë, e drejta e propozimit t’i takojë opozitës pikë, një çështje që s’do mend njeri për ta kuptuar. E pranoni juve këtë apo jo për hir të Kushtetutës. Raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm kur opozita bojkoton vendin dhe s’mund të ngeli vendi pa president. Midis situatës pa president dhe president i maxhorancës do zgjidhet e dyta. Raund të katër dhe të pestë nuk ka, kjo është granci. Nuk është proces ku ulemi në tavolinë dhe vendosim t’i sjellim. Do të krijosh proces ku presidenti të mos jetë produkt lojërash. Katër dhe pesë nuk eksploroni, raundi i tretë do të duhet domosdoshmërisht presidentin, kjo garanton procesin. Që të mos jetë një propozim ekskluziv i yni, ne do të propozojmë një numër kandidaturash për t’ju lënë juve se më thatë që i keni apo si keni ato 20 firma. Nëse do të diskutojmë 20 firma s’kemi pse mblidhemi fare këtu, rezuarojmë të dytin të tretin dhe më pas vijoni ju. Ky nuk është proces por secili të qëndrojë në pozicionet e veta, kjo nuk është se çfarë dëshirojnë shqiptarët, nuk ka më sens i katërti dhe i pesti. Nëse më thua, lojë me propozime konsensulae, mund ti pranojmë s’mund t’i pranojmë jo, propozimi i takon opozitës, sillni katër propozime dhe fillon procesi që sot. S’jemi bërë ne shkak për zvarritje, nëse thoni po do të keni propozimet tona emrat tona të konsultuar me opozitën dhe do të kishte një vlerë të shtuar, nëse do të ishte serioz me emra që i bëjnë nder Shqipërisë çdokush nga kandidaturat  do ta dinte që do të futej në një proces që s’do të bëhej mish për top. Eksperiment për presidentin nuk bëjmë ne. Keni vjedhur zgjedhje, keni rrëmbyer mandate dhe mund të themi e kemi ekskluzivisht emrin pa ju pyetur juve, për të krijuar balancën. Aromë demokracie është në fakt, që në hundët tuaja nuk vjen ndonjëherë. Por eksperiment ku thoni na sillni njëherë emrat kismet, po na pëlqeu mirë, do të ishte turp i madh dhe pabesi ndaj shqiptarëve”, tha Alibeaj.

 

Top Channel